Sport
Benzema ishte duke agjëruar para ndeshjes me Chelsean, pas iftarit e kompletoi “het-trikun”
Demokracia
10:45 | 07 Prill 2022

Share:

Karim Benzema kishte agjëruar gjithë ditën për Ramazan para se të shënonte një “het-trik” të mahnitshëm për Real Madridin kundër Chelseat.

Benzema, 34 vjeç, aktualisht po e praktikon Ramazanin si pjesë e besimit të tij mysliman.

Pavarësisht se nuk kishte ngrënë apo pirë gjatë gjithë ditës, sulmuesi francez shkëlqeu përballë mbrojtjes së Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Benzema e ndërpreu agjërimin e tij 13 minuta para fillimit, më pas vazhdoi të prodhojë një performancë klasike të të gjitha kohërave teksa realizoi një “het-trik” të shkëlqyer në fitoren 3-1 të skuadrës së tij në Stamford Bridge.

Në një intervistë të fundit për Esquire, Benzema zbuloi se agjërimi në Ramazan nuk ka asnjë ndikim në lojën e tij.

“Nuk ka ndikim, Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin obligim”, tha Benzema. /Demokracia.com/

Të ngjashme