Sport
Benzema bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit
Demokracia
09:25 | 11 Gusht 2022

Share:

Karim Benzema është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Real Madridit.

Sulmuesi francez këtë e arriti falë golit të realizuar të mërkurën mbrëma në fitoren e “mbrëtërve” 2:0 ndaj Eintracht Frankfurtit në fianlen e Superkupës së Evropës, shkruan Demokracia.com.


Benzema realizoi golin e dytë teksa arriti shifrën e 324 golave në total me fanellën e Real Madridit, duke kaluar në renditje legjendën Raul Gonzalez.

Vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë gola se sa Benzema. Ylli portugez ka realizuar 450 gola me fanellën e ekipit mbretëror./Demokracia.com/

Të ngjashme