Sport
Benzema barazon rekordin e Ronaldos dhe Messit në Ligën e Kampionëve
Demokracia
11:07 | 05 Maj 2022

Share:

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e ka barazuar një rekord të madh të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit me fanellën e Los Blancos.

Futbollisti francez ka barazuar rekordin e portugezit dhe argjentinasit për më së shumti gola në ndeshjet e fazës së eliminimit direkt, njofton UEFA, transmeton Demokracia.com.

Këtë rekord Benzema e barazoi me golin e realizuar kundër Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Benzema tani ka dhjetë gola, aq sa kishte edhe Ronaldo në edicionin 2016/17 dhe Messi në 2011/12.

Sulmuesi po kalon formë jetësore te Real Madridi dhe po konsiderohet favorit kryesor për Topin e Artë.

Me golin e Benzemas, Real Madridi eliminoi Cityn të mërkurën mbrëma dhe siguroi kalimin në finale të ligës më prestigjioze të futbollit në Evropë. /Demokracia.com/

Të ngjashme