Lajme
Bën bujë në Francë një medaljon ushtarak që Brigitte Macron mbante në qafë, në ceremoninë e nderimit të viktimave të 7 tetorit
Demokracia
15:17 | 20 Shkurt 2024

Share:

Një foto e “zonjës së parë” të Francës, Brigitte Macron në ceremoninë e nderimit të viktimave franceze të 7 tetorit, kur Hamasi sulmoi Gazën, ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale, me disa ndjekës që pyesin se çfarë është ajo që gruaja e kreut francez mban në qafë. Siç raporton gazeta franceze “Liberation”, shumica e ndjekësve kanë mbetur gojëhapur pasi karta e identitetit e mbajtur nga Brigitte Macron u kujtonte atyre kartën e identitetit ushtarak të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), ndërsa bashkëshorti i saj ka shprehur kundërshtimin e plotë ndaj vendimit të Tel Avivit për sulmuar Rafan.

Megjithatë, siç vunë re disa ndjekës në internet, “zonja e parë” e Francës nuk mban një letërnjoftim ushtarak (IDF), por një medaljon të shkruar në hebraisht dhe anglisht, duke bërë thirrje për lirimin e pengjeve që mbeten në duart e Organizatave sunite palestineze. “Sillini ato… tani”, shkruhet në letërnjoftimin metalik në anglisht.

Emmanuel Macron “shprehte kundërshtimin e Francës ndaj një sulmi izraelit në Rafah”, gjatë një telefonate me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të mërkurën, 14 shkurt.

“Ne lexojmë deklaratat e fundit të Macron dhe themi me vete: Ah, ndoshta… Dhe më pas shohim foton e gruas së tij, Brigitte, me një kartë identiteti të ushtrisë izraelite në qafë”, komentoi Claude El Kaal, një ish-gazetar, në platformën X (ish Twitter), më 16 shkurt.

 

 

Por edhe ndjekësit e tjerë në rrjetet sociale kanë riprodhuar të njëjtën foto, kryesisht për të vënë në dyshim besueshmërinë e deklaratës së presidentit Franceze.

Megjithatë, siç kanë vënë në dukje disa përdorues të rrjetit, “zonja e parë” e Francës nuk ka një kartë identiteti ushtarake të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF), por një medaljon që u bën thirrje anëtarëve të Hamasit, në hebraisht dhe anglisht, të lironi pengjet.

Emmanuel dhe Brigitte Macron nderuan francezët që ranë viktimë e masakrës së kryer katër muaj më parë nga Hamasi, shkruan gazeta “Liberation” dhe shton: “Fotografia përkatëse është bërë në një nga sallonet e “Hôtel des Invalides”.

foto galeri foto galeri

“Nderi ynë të mbajmë këtë pllakë”

Për sa i përket medaljonit të mbajtur nga Brigitte Macron, “është një pllakë që shitet në Izrael. “Ky artikull, qartësisht i frymëzuar nga letërnjoftimet ushtarake, gjendet në faqen e OJQ-së të krijuar nga familjet e pengjeve dhe personave të zhdukur më 7 tetor”…

“Mos lejoni që shpresa të shuhet. Mbani një distinktiv solidariteti, simboli kryesor i misionit tonë që tregon përkushtimin tonë të palëkundur për të sjellë pengje dhe njerëz të zhdukur në shtëpi”, tha avokati, duke shtuar: “Ne jemi të nderuar që ‘zonja e parë’ e Francës mban këtë distinktiv”.

Të ngjashme