ShowBiz
Bella Hadid tregon arsyen se pse mbylli llogarinë e saj në Instagram
Demokracia
11:18 | 26 Janar 2021

Share:

Bella Hadid është kthyer në Instagram, pas disa javësh që llogaria e saj u mbyll pa u dhënë spjegime.

Tani, ajo është kthyer dhe pas një periudhe heshje e konfuziteti, ajo ka vendosur të u shpjegoj fansave të saj se pse ishte aq e nevojshme për të të bënte një pauzë nga mediat sociale, shkruan Demokracia.com

Hadid postoi në Instagram disa foto, disa prej të cilave përshkruanin tendencat e saj për të shijuar më shumë jetën reale, që nga një ilustrim me prapavijë spirituale, shëtitje nëpër natyrë, libra, gurë natyral dhe një citim nga Jean Campell të shkruar për të:

“Shërimi fillon si rilidhje me veten. Duke u rritur dhe duke forcuar lidhjen me pasionet tona, lëndimet, vlerat, sfidat dhe ëndrrat tona, nga ana tjetër, ne mund të zhvillojmë marrëdhënie më të thella, më autentike me të tjerët “.

“Kam marrë ca kohë larg për të reflektuar dhe për të mësuar për veten time në një mënyrë që do të ishte shumë për t’u shpjeguar për momentin, por me kohën që do të shpreh,” shkroi modelja. “Kujtimet dhe pasuria me të cilën u ktheva janë mençuri e pastër, një marrëdhënie më e ngushtë me veten time dhe spiritualitetin tim, një ndjenjë dashurie për veten që më ka munguar gjithmonë, disa miq të shkëlqyeshëm dhe këta libra.”/Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

 

Të ngjashme