Sport
Belgjika e nis me fitore Kupën e Botës, e mund me “çyk t’zorit” Kanadanë
Demokracia
21:55 | 23 Nëntor 2022

Share:

Kombëtarja e Belgjikës e ka nisur me fitore Kupën e Botës, por duke triumfuar me shumë vështirësi kundër Kanadasë në kuadër të Grupit F.

Golin që vulosi epilogun e këtij takimi e realizoi Batshuayi në minutën e 43-të, shkruan Demokracia.com.

Kanadaja kishte mundësi të artë të kalontë në epërsi qysh në minutën e 10-të kur goditjen e Davies nga penalltia e priti portieri Courtois.

Reprezentacioni i Kanadasë ishte shumë kërkues në minutat në vijim, duke krijuar raste të mira shënimi, por edhe portieri belg, Courtois ishte në formë të lart.

Belgjika renditet e para me tri pikë. Nga një pikë kanë Kroacia dhe Maroku, kurse Kanadaja është e fundit pa pikë pas rrethit të parë të grupit./Demokracia.com/

Të ngjashme