Lajme
Bekim Haxhiu tregon arsyet se pse Qeveria Kurti nuk po guxon ta shkarkojë Valbon Krasniqin
Demokracia
09:58 | 28 Korrik 2022

Share:

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka guxim të shkarkojë nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, pasi sipas tij, Krasniqi ka të dhëna konrekte për keqpërdorimet që janë bërë.

Haxhiu thotë se keqpërdorimet janë bërë gjatë kohës së kur Bordi i SHSKUK-së udhëhiqej nga Agreta Gashi, e cila është shpërblyer me pozitë nga Qeveria Kurti.

“Raporti i Auditimit ka prezantuar keqpërdorime për vitin 2021 për periudhën kohore, kur Bordi i SHSKUK-së udhëhqej nga Dr.Agreta Gashi, e cila përkundër keqpërdorimeve të prezantuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është shpërblyer nga Qeveria Kurti me pozitë në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i z. Haxhiut:

Dje nuk guxuan ta shkarkojnë Dr Valbon Krasniqin, të shohim si do shkoj sot?!

Pas publikimit të raportit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit për SHSKUK, e ku janë gjetur keqpërdorime të shumta, dje në media doli lajmi se do të shkarkohet drejtori i SHSKUK-së Dr.Valbon Krasniqi.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur keqpërdorime edhe më shumë se sa ne dhe mediat i kemi prezantuar në opinionin publik.

Keqperdorimet, vjedhjet në blerjen e barnave, paisjet mjekësore e deri në transport të kufomave, prezantohen të argumentuara në raportin e auditimit për SHSKUK-n për vitin 2021. Për këto shkelje sa herë e kam ngritur zërin dhe asgjë nuk ndërmirrej.

Përgjegjës për këtë sigurisht janë drejtori menaxhues dhe Bordi i SHSKUK-së.

Sipas raportimeve të mediave Bordi i SHSKUK-së dje bëri përpjekje që përgjegjësinë t’ia faturoj vetëm të Dr. Valbon Krasniqit dhe ta shkarkojnë atë, por siç duket Bordit diçka i hasi sharra në gozhdë, pasi dr.Krasniqi ka njohuri dhe të dhëna konkrete të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit nga ana e Bordit të SHSKUK-se dhe përgjegjës për shkeljet po e bën Bordin.

Raporti i Auditimit ka prezantuar keqpërdorime për vitin 2021 për periudhën kohore, kur Bordi i SHSKUK-së udhëhqej nga Dr.Agreta Gashi, e cila përkundër keqpërdorimeve të prezantuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm është shpërblyer nga Qeveria Kurti me pozitë në Bordin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

E tash shkarkojeni Dr. Valbonin dhe Bordin, nëse guxoni?!

Të bashkangjitur e gjeni Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për SHSKUK-n.

Të ngjashme