ShowBiz
Bëhet meme reagimi i Nicole Kidman ndaj shuplakës në Oskar
Demokracia
21:20 | 28 Mars 2022

Share:

Mbarë bota u shokua mbrëmë pas shuplakës që aktori Will Smith ia dha komikut Chris Rock.

Smith e goditi Rockun pasi u zemërua nga një shaka e këtij të fundit në lidhje me bashkëshorten e tij, Jada Pinkett-Smith.

Rock u mahit me kokën tullace të Pinkett-Smithit, e cila vuan nga alopecia që shkakton rënien e flokëve.

Reagimet në sallë ishin të përziera – ca menduan në fillim që ishte shaka, por ca u habitën që në fillim.

Reagimi më i spikatur i të pranishmëve doli të jetë ai i Nicole Kidman që u bë menjëherë meme dhe pushtoi internetin.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024