Sport
Bëhen tri vjet nga vdekja e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit
Demokracia
12:07 | 09 Qershor 2021

Share:

Sot janë bërë tri vjet që nga vdekja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.

Vokrri ishte ndër personalitetet më të mëdha të futbollit të Kosovës dhe jo vetëm, shkruan Demokracia.com.

Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në kohën kur Kosova u pranua me të drejta të plota në dy institucionet më të mëdha të futbollit në botë, UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Fadil Vokrri ka lindur me 23 korrik të vitit 1960 në fshatin Sfeçël të komunës së Podujevës. Ai njihet si “Legjenda e futbollit shqiptar”, i cili kishte një karrierë mjaft të bujshme.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri kishte arritur kulmin e karrierës se tij. Ai e kishte filluar karrierën si futbollist me KF Llapin e Podujevës dhe më vonë kishte kaluar te KF Prishtinë, ku kishte luajtur për një periudhë edhe me KF Partizanin e Beogradit. /Demokracia.com

Të ngjashme