Lajme
Begaj pret sot në takim Ursula von der Leyen
Demokracia
10:14 | 15 Tetor 2023

Share:

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë e para ndër liderët evropianë, që do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të presë sot rreth orës 15:30 Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.

Begaj dhe Von der Leyen do të zhvillojnë takimin në ambientet e Presidencës./tvklan.al

Të ngjashme