ShowBiz
Bebe Rexha publikon “Deep In Your Love” në bashkëpunim me Alok
Demokracia
12:27 | 12 Janar 2024

Share:

Një bashkëpunim ndërkombëtar që premton të ringjallë listat muzikore ka ardhur.

Bebe Rexha, ylli shqiptar që ka arritur të përhapë muzikën e saj në çdo cep të botës, ka bashkuar forcat me DJ-in e famshëm brazilian Alok për të krijuar hitin e ri “Deep in your love”.

 

Kënga “Deep in your love” shënon një hap të rëndësishëm për Bebe Rexhën në tregun ndërkombëtar të muzikës. Me një ndjesi elektrizuese dhe një tekst që kap menjëherë vëmendjen, bashkëpunimi me Alok sjell një sintezë të stileve të ndryshme dhe një eksperimentim të freskët që tregon elasticitetin artistik të Bebës.

Ndërkohë, Rexha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me nominimin e saj për çmimin “Kënga më e mirë rimtike pop” në “Grammy Awards 2024”. Nominimi i saj për këngën “One In A Million”, në bashkëpunim me prodhuesin e njohur David Guetta, është një dëshmi e mëtejshme e talentit dhe punës së palodhshme të këngëtares në industrinë e muzikës.

Ky është nominimi i katërt i Bebe Rexhës për një çmim Grammy, dhe ajo e shpreh hapur shpresën e saj për të marrë këtë herë të shumë ëndërruarin trofe.

Me një profil që vazhdon të ngjitet në tregun muzikor dhe një bazë fansash që zgjerohet me çdo këngë të re, Bebe qëndron si një prej artisteve të pakta që mund të mburren me një karrierë kaq të pasur në këtë moshë relativisht të re.

Të ngjashme