Lajme
BE thërret ministrat e mbrojtjes për të diskutuar krizën
Demokracia
12:55 | 28 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell do të thërras një takim me ministrat e mbrojtjes të bllokut për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.

Borrell në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se agjenda do të përqendrohet në “nevojat urgjente” dhe bashkërendimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit, përcjell Demokracia.com.

Më herët, presidenti i Ukrainës Zelensky bëri thirrje për anëtarësimin e menjëhershëm të vendit në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është përgjigjur që atëherë, duke thënë se ka “mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin”, sipas agjencisë së lajmeve AFP./Demokracia.com/

Të ngjashme