Lajme
BE pritet t’i rishikojë politikat bujqësore si përgjigje ndaj protestave të fermerëve
Demokracia
11:33 | 16 Mars 2024

Share:

Komisioni Evropian propozoi rishikimin e disa dispozitave të Politikës së Përbashkët Bujqësore në përgjigje të protestave të fermerëve në të gjithë Evropën.

Propozimet do të “ulnin barrën lidhur me kontrollet për fermerët e BE” dhe do t’u jepnin atyre më shumë “fleksibilitet për të përmbushur disa kushte mjedisore”, tha Komisioni Evropian, transmeton klankosova.tv.

Dispozitat janë në përgjigje të dhjetëra protestave të fermerëve që janë zhvilluar në disa vende të Evropës, duke përfshirë Spanjën, Francën, Holandën dhe Belgjikën.

Ata janë kundër rregullores së BE-së, që synon të luftojë ndryshimet klimatike, importet e pakufizuara nga vendet jashtë bllokut dhe kostot e prodhimit, ndër të tjera.

Të ngjashme