Lajme
BE, plan emergjencash kundër rrezikut kimik, radiologjik dhe bërthamor
Demokracia
17:06 | 06 Prill 2022

Share:

Komisioni i Bashkimit Evropian po krijon rezerva strategjike për të përmirësuar gatishmërinë dhe reagimin ndaj rreziqeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore përmes mekanizmit të mbrojtjes civile.

Plani përfshin një rezervë strategjike prej 540.5 milionë eurosh, në bashkëpunim me agjencinë “Hera”, në pajisje, medikamente dhe materiale të tjera për trajtimin e pacientëve të ekspozuar, si dhe rezerva dekontaminimi.

Brukseli ka mobilizuar tashmë rezervën mjekësore evropiane për të blerë tableta jodur kaliumi: afro tre milionë tableta jodi janë dorëzuar në Ukrainë me mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, me ndihmën e Francës dhe Spanjës.

“Ne po marrim masa konkrete për të përmirësuar gatishmërinë e Evropës për kërcënimet e mundshme, – shpjegon Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic. – Ne po krijojmë një rezervë dekontaminimi dhe një rezervë të re të pajisjeve të personalizuara për armët kimike, biologjike ose për emergjencat bërthamore. Unë u jam mirënjohës Shteteve Anëtare për përpjekjet e tyre. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë qytetarëve tanë aftësi reagimi të shpejtë në rast emergjence”.

“Siguria shëndetësore ka nevojë për përgatitje, – thotë Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides. – Përgatitja për kërcënimet kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore është një element thelbësor për sigurinë e qytetarëve tanë dhe një element kyç i një Unioni të fortë Shëndetësor Evropian. Hera është kullën tonë të vrojtimit dhe ka punuar gjatë gjithë kohës për të mbështetur veprimet e Bashkimit për të ofruar mbështetje gatishmërie për Ukrainën dhe shtetet tona anëtare”.

Të ngjashme