Lajme
BE kërkon masa, Shqipëria nuk vendos kufizime për udhëtarët që vijnë nga Kina
Demokracia
17:26 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Pas shpërthimit të infektimeve të Covid-19 në Pekin, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke u përpjekur të gjejë një qëndrim të përbashkët në mënyrën e trajtimit të udhëtarëve që vijnë nga Kina. E para ishte Italia e cila vendosi të rikthejë kontrollet anti-Covid.

Rreth 50% e udhëtarëve kinezë që kanë hyrë në Itali, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kështu në këto ksuhte, Italia u detyrua të rikthejë testet e detyrueshme të koronavirusit.

Nën frikën e një valë të re të infektimeve, Berlini, Parisi dhe Brukseli po tregohen më të kujdesshëm ndaj alarmit për zhvillimet e fundit në Kinë.

Edhe pse situata e përhapjes së Covid-19 në Kinë qshtë alarmante, Shqipëria nuk do të ketë asnjë kufizim për të gjithë udhëtarët që vijnë nga Kina.

 

Të ngjashme