Lajme
BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën
Demokracia
19:15 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka reaguar pas BE-ja ia ka miratuar kërkesën Bosnje dhe Hercegovinës për të qenë vende kandidat për anëtarësimi në familjen Evropian të BE-së.

“Lajm i mirë që Këshilli rekomandon statusin e kandidatit për Bosnje dhe Hercegovinën është një mesazh për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës se e ardhmja e tyre është në BE”, ka njoftuar Borrell në Twitter.

“Duke pritur me padurim miratimin e Këshillit Evropian. Përparimi i qëndrueshëm në reforma është çelësi për të çuar përpara këtë perspektivë”, ka shtuar ai.

Ndërsa nga vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizimin e vizitave edhe as nuk është kandidate për Bashkimin Evropian është vetëm Republika e Kosovës.

Por kryeministri i Kosovës ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para vitit 2023.

Të ngjashme