Sport
Batatina: Prishtinën e përmbysim në Podujevë dhe kalojmë në finale
Demokracia
16:25 | 07 Prill 2022

Share:

Llapi ka pësuar humbje në takimin e parë gjysmëfinal kundër Prishtinës në kuadër të Kupës së Kosovës.

Fituesit në fuqi të trofeut të Kupës u mposhtën 2:1 nga kryeqytetasit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur optimist se Llapi do ta prek finalen, pasi sipas tij, futbollistët që ai drejton do ta përmbysin rezultatin.

“Mendoj se gjërat nuk shkuan mirë, herët shkaktuam penallti dhe pranuam një gol për shkak të një pakujdesie. Po ashtu, nuk e shfrytëzuam faktin që Prishtina mbeti me një lojtar më pak. Është vetëm një ndeshje dhe është një rezultat i kthyeshëm. Kam besimin në ekipin dhe besoj se do ta përmbysim rezultatin”, ka thënë Batatina për Art Sport.

“Do t’i përmirësojmë gabimet për ndeshjen e kthimit, të cilën duam ta fitojmë dhe të kualifikohemi në finale të Kupës. Mendoj se për neve është ndeshja me e rëndësishme e edicionit do të jetë në Podujevë. Nuk është humbje e thellë dhe nuk ka mundësi as Prishtina apo ndonjë ekip tjetër që do të marrë fitore në Podujevë. Besoj se do ta përmbysim rezultatin në ndeshjen e kthimit”./Demokracia.com/

Të ngjashme