Sport
Batatina pas kualifikimit në Kupë: Me ndërrime e mposhta Gjilanin, trofeu vjen sërish në Llap
Demokracia
15:17 | 16 Mars 2022

Share:

Fituesit e Kupës së Kosovës edicionin e fundit, Llapi kanë eliminuar Gjilanin në kryendeshjen e kësaj faze me rezultat minimal 1:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, raporton Demokracia.com.

Drilon Fazliu ishte golashënuesi i parë i llapjanëve që realizoi në minutën e 84-të të takimit.

Golin e dytë duke i siguruar “biletën” skuadrës së tij për në gjysmëfinale të Kupës e realizoi Alef Firmino në minutën e dytë shtesë.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes u shpreh se e eliminoi Gjilanin me zëvendësime, ndërsa theksoi se skuadra e tij do ta mbroj trofeun.

“Është një ndienjë e veçantë, kanë dalë shumë talenta nga ky stadium, gjithmonë ky stadium ka me sjellë spektakël. Mendoj që sot në çdo aspekt e kemi dominu Gjilanin. Me ndrrime e mposhta Gjilanin. Pjesën e dytë e kam menaxhu lojën në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresojë që kupa prapë do të vjen në “Zahir Pajazit”, prap do të vi te qyteti i legjendave në Llap. Nuk jam dorëzu as për titullin e kampionit, do ta bëjmë të pamundurën”, tha Batatina pas ndeshjes për ArtSport. /Demokracia.com/

Të ngjashme