Sport
Basketbollisti i Prizrenit zgjedhet MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Demokracia
13:12 | 27 Shtator 2021

Share:

Xhiroja e tretë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje interesante, madje sfida Bashkimi-Sigal Prishtina u vendos pas dy vazhdimeve.

Basketbollisti me efektshmërinë (indeksin) më të lartë ishte Courtney Fells i Prizrenit 16 me 36, përcjell Demokracia.com.

Ai përballë kampionit (Golden Eagle Yllit) shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket.

I dyti ishte Lejson Zeqiri me indeksin 32, duke ndihmuar Sigal Prishtinën të fitojë ndaj Bashkimit 104:105.

Në vendin e tretë është Milik Yarbough i Rahovecit me 30, pastaj janë Julien Lewis i Bashkimit me 25 dhe Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit me 23. /Demokracia.com

Të ngjashme