Sport
Bashkëshortja e Lionel Messit tregoi kuptimin e festës së argjentinasit ndaj Atlantas
Demokracia
19:12 | 28 Korrik 2023

Share:

Bashkëshortja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo ka zbuluar kuptimin e një festë të re që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas fitores 4-0 të Inter Miami ndaj Atlanta United.

Pasi argjentinasi shënoi golin e dytë, ai e drejtoi festën drejt familjarëve të tij. Shumë spekuluan për kuptimin e festës, duke menduar fillimisht se mund të ishte një gjest ‘mbaj birrën time’.

Misterin, megjithatë, Antonela e ka sqaruar më pas në storien e saj në Instagram.

Ajo ndau një foto të Messit duke bërë festë së bashku me një ‘çekan’ që lidhet me superheroin e Marvel, Thor.

Rezulton se superheroi i preferuar i Thiago Messit është Thor, dhe Leo donte t’i bënte një imazh atij duke imituar gjestin ikonik të dorës së Thor, duke pritur që të mbërrinte çekiçi i tij.

Messi filloi të buzëqeshte pasi pa reagimin entuziast të djemve të tij ndaj festës gjatë lojës.

Të ngjashme