Lajme
Basha nis betejën me qeverinë, 2 vendimet e para si kreu i PD
Demokracia
10:25 | 31 Korrik 2023

Share:

Lufta kundër korrupsionit në nivel qendror dhe lokal, ishte çështja kryesore që u diskutua në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Lulzim Basha. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, vendosi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator.

Por në shtator do të ketë edhe 2 nisma parlamentare kundër korrupsionit nga Partia Demokratike që janë:

1. Kërkesa për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.

Të ngjashme