Lajme
Basha godet Borellin pas tri kërkesave që ia bëri Kosovës, i kërkon opozitës të reagojë
Demokracia
12:17 | 02 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka kritikuar kërkesat e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, marrëveshjen me serbët për zgjedhjet e reja dhe nisjen e Asociacionit.

Dimal Basha thotë se këto janë kërkesa të pasinqerta të Borellit dhe si të tilla duhet të kritikohen, pa marrë parasysh që Borell është zyrtar i BE-së.

Basha ka kritikuar edhe partitë opozitare që sipas tij nuk e kanë thënë asnjë fjalë kundër kërkesave të Josep Borellit.

Të ngjashme