Lajme
Basha flet për çështjen e notave të dobëta: Unë s’pata mësu, kam punu në pazar
Demokracia
08:23 | 20 Janar 2024

Share:

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka folur për çështjen e notave të dobëta, të cilat më herët ia ka publikuar gazeta Nacionale.

Ai e ka pranuar se ka qenë nxënës i dobët, duke thënë se nuk ka mësuar.

Në një podcast për gazetën Infofus, ai ka thënë se kishin humbur shpresat për shkollim.

Une s’pata mësu, babën e kisha inxhinier edhe studime të kryera në Kroaci dhe ish specialist për kompjutera, atëherë në atë kohë që s’kish në vegeltore, në Ferizaj punojke në fabrikën e veglave. Po unë zero kisha shpresa edhe s’po të rrej pata fillu punojsha me pazar, shitsha në pazar, kom shku në Bullgari marrsha tesha, i shitsha në Ferizaj teshat, gjallnojsha”, ka thënë ai.

Të ngjashme