Sport
Barcelona – Man United: Forma e dy skuadrave, bilanci i 14 përballjeve direkte dhe kuotat e basteve
Demokracia
10:48 | 16 Shkurt 2023

Share:

Ndeshjet e para të 1/16 së finales në Ligën e Evropës do të zhvillohen sonte në dy orare.

Vëmendja kryesore është në stadiumin “Camp Nou” atje ku Barcelona i bën nikoqir Manchester United me fillim nga ora 18:45, shkruan Demokracia.com.

Ky ballafaqim i gjen dy “gjigantët” e futbollit evropian në një formë të mirë të rezultateve në ligat përkatëse.

“Katalunasit” vijnë në një ecuri prej 16 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat. “Djajtë e Kuq” nuk dinë për disfatë në gjashtë takimet e fundit në të gjitha garat.

Barcelona dhe Manchester United janë dy skuadra që njohin mirë njëra-tjetrën për faktin se kanë 14 duele direkte në histori.

Nga ato takime të ndërsjella, gjashtë fitore ka Barcelona, tri Manchester United, ndërkaq pesë herë janë ndarë baras.

Ekipi i Xavi Hernandez llogaritet favorite në takimin e sotëm në stadiumin “Camp Nou”, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për fitoren e “Blaugrana” llogaritet 1.70, barazimi 4.00, ndërsa për triumfin e ekipit anglez është 4.75./Demokracia.com/

Të ngjashme