Sport
Barazimi i ndan nga titulli pas 38 vjetësh, klubi turk shet të gjitha biletat për 26 sekonda
Demokracia
15:16 | 26 Prill 2022

Share:

Skuadrës turke, Trabzonspor i duhet vetëm një barazim ndaj Antalyasporit që të shpallet kampion i Turqisë pas 38 viteve.

Tifozët e kësaj skuadrë janë bërë gati të festojnë të shtunën në mbrëmje.

Të gjitha biletat që i takojnë tifozëve vendas janë shitur për 26 sekonda, duke treguar pasionin e vërtetë për skuadrën e tyre tifozët e Trabzonsit.

Siç po raportohet në mediat turke, restorantet gjithashtu janë të stërmbushura me rezervime për iftar.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe anëtari i Bordit të Shoqatës së Agjencive Turke të Udhëtimit, Nihat Yilmaz, i cili është shprehur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet.

“Për momentin, Trabzon po përgatitet për karnavalin. Ka një fluks të madh në Trabzon. Shumë njerëz nga Turqia dhe jashtë po vijnë ne Trabzon per momentin edhe rezervimet janë plot. Presim qe hotelet te shërbejnë me kapacitet te plote te shtunën kur luhet ndeshja.

“Përpara ka feste jemi ne kohe turizmi. Tashmë ka pasur aktivitet në hotele, por në qytet vijnë tifozët që presin prej vitesh ndeshjen ku mendohet se do të shpallet kampion. Aeroplanët kanë nisur fluturime shtesë. Disa qytetarë nuk gjejnë bileta. Filluan të kërkojnë për bileta për aeroportet e krahinave përreth. Një turmë e madhe vjen jo vetëm nga ajri, por edhe nga toka”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme