Sport
Balotelli vjen me ndryshime në pamje, shfaq katër tatuazhe të reja në fytyrë
Demokracia
13:55 | 29 Mars 2022

Share:

Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka befasuar publikun me foton e fundit ku shfaqen tatuazhe të reja në fytyrën e tij.

Balotelli ka bërë tatuazh inicialet e emrit dhe një shkronjë në anën e majtë të fytyrës, ndërsa në anën e djathtë ka “vizatuar” një kryq dhe mesazhin “Black poëer”, shkruan Demokracia.com.

Aktualisht Balotelli po luan në Adanaspor në Turqi dhe ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut pasi nëna e Robert Mancinit tha publikisht se do ta ftonte në kombëtare nëse do të ishte trajnere e Azurri.

Dhe shumë njohës të futbollit të italian besojnë se Balotelli mund të kishte bërë diferencën dhe të ndihmonte në realizimin e italianëve që në mënyrë tronditëse u larguan nga Maqedonia e Veriut në “Play-Off”-it për të shkuar në Kupën e Botës./Demokracia.com/

Të ngjashme