Sport
Ballkani vë në pikëpyetje takimin kundër Ludogoretsit
Demokracia
16:48 | 06 Korrik 2023

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka dalë edhe me një shkrim të enjten lidhur me mungesën e informacionit se ku do ta zhvilloj ndeshjen kundër kampionit të Bullgarisë, Ludogoretsit më 11 korrik.

Ballkani është vendas në ndeshje ne parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023/2024.

Por te Ballkani kanë bërë të ditur se nuk kanë asnjë informacion nëse ndeshjen do ta luajnë në Prishtinë. Në gjendjen që është fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, UEFA nuk lejon të zhvillohen ndeshjet.

“Ne si klub, kemi arritur të shkruajmë histori ndërkombëtare, duke u futur në mesin e skuadrave që luajnë në nivele të larta evropiane, kurse sot pa kaluar një vit i plotë, ne të njëjtit me të cilët u krenuan të gjithë, nuk kemi informacion se ku do ta zhvillojmë ndeshjen eliminatore të UEFA Champions League, ose mbase një pyetje tjetër, a do ta zhvillojmë fare?”, shkruan ndër të tjera në shkrimin e Ballkanit. Madje, e cilëson të turpshme situatën që është krijuar me fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”. “Kosova ka nevojë për infrastrukturë, lojtarët tanë kanë nevojë për qetësi para këtyre dueleve të mëdha, jo stres e turp karshi homologëve të tyre nëpër skuadra evropiane. Po, është e turpshme kjo që po ndodh, për çdo keqardhje!”.

Të ngjashme