Sport
Ballkani u eliminua prej kohësh, por Liga e Konferencës vazhdon të marrë shembull pritjet e Frashërit
Demokracia
14:59 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Kampioni në fuqi i futbollit të Kosovës, Ballkani është eliminuar prej kohësh nga Liga e Konferencës, duke mos arritur të kalojë tutje nga faza e grupeve.

Megjithatë, pritjet e portierit të suharekasve, Stivi Frashëri kanë lënë “gjurmë” në Ligën e Konferencës, faqja zyrtare e të cilës vazhdon të marrë shembull atë, shkruan Demokracia.com.

“Gardiani” shqiptar priti një penallti në ndeshjen e fundit të Grupit G kundër Clujit në udhëtim (1:0). Frashëri nuk kishte nevojë fare të lëvizte nga pozita e tij kur e priti penalltinë e Deac.

Pritja e asaj goditje është publikuar sot në faqen zyrtare të Ligës së Konferencës në rrjetet sociale.


“Portokallezinjtë” përfunduan në vendin e fundit në Grupin G me katër pikë të grumbulluara.

Në gjashtë përballjet që zhvilloi në fazën e grupeve kundër Sivassporit, Clujit dhe Slavia Prahës, Ballkani tuboi katër pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme