Lajme
“Ballkani, thembra e Akilit për Evropën”: Bosnja nën ethe për planet e Putinit
Demokracia
21:43 | 04 Mars 2022

Share:

Ministrja e Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq ka thënë se shteti është nën frikë që lufta në Ukrainë mund të jetë një pjesë e një prirjeje më të madhe të agresionit rus në Ballkan.

Në një deklaratë për mediumin Newsweek, Turkoviq ka thënë se dora e Moskës ka kohë që fshihet pas trazirave në vende të ndryshme të Ballkanit, përcjell Demokracia.com.

“Sigurisht, lufta në Ukrainë po shkakton frikë dhe shqetësim në rajonin tonë se ky mund të jetë tani fillimi i një tendence më të madhe në Evropën Lindore. Ballkani është thembra e Akilit për Evropën”, tha Turkoviq.

Bosnja është futur në kaos nga mosmarrëveshjet politike midis Millorad Dodik dhe aleatëve të tij në Republikën Srpska – entitet ky i dominuar nga serbët, përcjell Demokracia.com.

“Nëse dikush tenton të na ndalojë, ne kemi miq që do të na mbrojnë”, kishte thënë Dodik në një deklaratë referuar Moskës.

Pushtimi i Ukrainës ka sjellur një burim të ri paqëndrueshmërie në Ballkanin Perëndimor. Javën e kaluar, BE-ja pothuajse dyfishoi forcat e saj paqeruajtëse EUFOR në Bosnje në 1,100 trupa.

“Përkeqësimi i situatës së sigurisë ndërkombëtarisht ka potencialin të përhapë paqëndrueshmëri në Bosnje dhe Hercegovinë,” tha EUFOR në një deklaratë./Demokracia.com/

Të ngjashme