Sport
Ballkani prezanton fanellat e reja për edicionin e ri
Demokracia
20:05 | 03 Korrik 2022

Share:

Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ri 2022/23, shkruan Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” kanë zbuluar fanellat e reja që do i përdorin për ndeshjet si vendas.

Fanellat e reja janë publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit suharekas në Facebook.

Si zakonisht, ngjyra portokalli dominon pjesën më të madhe të fanellës, të dizajnuara me disa vija të zeza në pjesën e krahut.

Këto fanella të Ballkanit i ka dizajnuar kompania “Uhisport”.

Lindon Emerllahu, Nazmi Gripshi e Meriton Korenica ishin futbollistët që prezantuan fanellat e reja.

Ballkani e nis edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll si kampion për herë të parë në histori të klubit.

Skuadra nga Suhareka këtë vit për herë të parë do të marrë pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ku në rrethin e parë do të sfidohet nga ekipi lituanez Zalgiris. /Demokracia.com/

Të ngjashme