Sport
Ballkani ironizon me Gashin që e kapi për fanelle Gripshin gjatë një dueli: Versioni i ri i fanellës së zezë pëlqehet nga të gjithë
Demokracia
14:48 | 05 Shtator 2022

Share:

Ballkani nëpërmjet një postimi në Twitter ka ironizuar me mesfushorin e Prishtinës, Kushtrim Gashin.

Në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e klubit suharekas shihet Gashi duke e kapur për fanelle Nazmi Gripshin në një duel gjatë derbit, shkruan Demokracia.com.

Ballkani me ironi e ka përshkuar fotografinë në rrjetin social.

“Versioni i fanellës së zezë është shumë i pëlqyer nga të gjithë”, thuhet në postimin e Ballkanit.


Kushtrim Gashi ishte pjesë e Ballkanit për disa vite me radhë si një nga lojtarët kyç.

Gashi këtë edicion është transferuar te Prishtina./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024