Sport
Ballkani gjobitet për fyerjet e tifozëve ndaj Batatinës
Demokracia
17:59 | 19 Maj 2023

Share:

Klubi i futbollit Ballkani duhet të paguajë 1500 euro për fyerjet që tifozët suharekas i bënë trajnerit të Llapit, Tahir Batatina. Kështu ka vendosur Komisioni Disiplinor i FFK-së të premten.

Tifozët e Ballkanit kishin fyer në kor Batatinën, në disa raste gjatë ndeshjes së luajtur të dielën.

Për shkak të fyerjeve ndaj Batatinës ndeshja ishte ndërprerë për rreth pesë minuta.

Ndërkohë trajneri i Lirisë, Xhengiz Rexhepi është dënuar për dy lojë për shkak të ofendimit të lojtarëve të ekipit kundërshtar.

Të ngjashme