Sport
Ballkani e ngrit në “qiell” titullin e parë në histori të klubit
Demokracia
18:09 | 22 Maj 2022

Share:

Ballkani e ka festuar me fitore kundër Gjilanit (2:0) titullin e kampionit në BKT Superligë.

Stadiumi i Qytetit në Suharekë ishte arenë feste për portokallezinjtë, të cilët qysh javë më parë e kishin siguruar titullin e parë të kampionit në histori të klubit.

Ba

Golat e fitores në ndeshjen e fundit të edicionit për skuadrën e Ilir Dajës i shënuan Lumbardh Dellova, në minutën e 25-të dhe Ermal Krasniqi, në minutën e 40-të.

Në ceremoninë madhështore të titullit, trofeun kapitenit Edvin Kuç ia dorëzoi presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi./Demokracia.com/

Të ngjashme