Lajme
Balla: Mosliberalizimi i vizave për kosovarët një turp tjetër për kredibilitetin e BE-së
Demokracia
17:01 | 11 Korrik 2022

Share:

Kreu i grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla, ka thënë se duhet të liberalizohen vizat për kosovarët.

“Nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE-së”.

“Ndërsa Procesi i Berlinit, prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë”,ka thënë Balla në në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi, në Athinë. .

Të ngjashme