Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka publikuar një dokument, propozim rezolutë nga Mimoza Kusari Lila, deputete e LVV-së.
Bajrami në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sipas LVV-së dhe Qeverisë çmimet janë rritë për shkak të abuzuesve e jo për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
“Mos harroni, keni marrë 51% të votave, ju kanë votuar edhe ata që sot po i quani abuzues. Mirëpo, abuzimi më i madh në një demokraci është ajo çka jeni duke bërë ju, po abuzoni me votën që keni marrë”.
Postimi i plotë:
KUSH JANË ABUZUESIT?
- A janë abuzues ata të cilët po paguajnë më shume taksa për shkak se i besojnë më shumë Qeverisë Kurti?
- A janë abuzues ata të cilët punësojnë rreth 280 mijë punëtorë dhe po mbajnë rreth 200 mijë familje?
- A janë abuzues ata që e mbushin buxhetin e shtetit, prej të cilit paguhen rreth 83 mijë shërbyes civilë dhe rreth 305 mijë përfitues të skemave sociale?
Sipas VV dhe Qeverisë çmimet janë rritë për shkak të abuzuesve e jo për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Mos harroni, keni marrë 51% të votave, ju kanë votuar edhe ata që sot po i quani abuzues. Mirëpo, abuzimi më i madh në një demokraci është ajo çka jeni duke bërë ju, po abuzoni me votën që keni marrë.
Pse s’po realizoni premtimet me të cilat i keni marrë votat?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për MIELLIN?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për VAJIN?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për QUMSHTIN?
Pushtetin e keni marrë me premtime se do ta bëni ZERO TVSH për SHEQERIN?
Këto mashtrime dhe këto premtime do të ndëshkohen nga votuesit. Kemi shembuj plot dhe rasti i fundit te zgjedhjet lokale ku partia në pushtet mbeti VEÇ me katër komuna!