Lajme
Bajrami – Muratit: I keni kthyer institucionet në vende për ahengje, dasma, për kushërinj e familjarë
Demokracia
12:00 | 07 Prill 2022

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Barjami, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Pasi që ministri i Financave, Hekuran Murati, u mundua që të relativizojë punësimet në KEK, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Barjami.

“Ministër nuk ki nevojë me na bind neve, por bindi qytetarët e Kosovës, atyre që ju ke thanë që kushërinjtë janë për dasma, nuk janë as me i çu as KEK e as në minsitri. Absolutisht mos na bind neve”, theksoi Bajrami, raporton Demokracia.com.

Ajo po ashtu i ka thënë ministrit Muarti se secila qeveri që ka ardhur në pushtet e ka gjetur qeverinë me borxhe të trashëguara.

LEXO EDHE: 

Hekuran Murati i relativizon punësimet masive të militantëve në KEK

Por ajo ka kërkuar sqarim nga Murati, se përse buqit akoma nuk po e marrin naftën pa akcizë pavarësisht premtimit që është dhënë nga Qeveria e Kosovës.

“Para 1 jave ke deklaru që për 3 muaj ke shpërndarë 230 milionë, mirëpo qytetarët thanë se as 1 centë nuk e kemi marrë. Ju keni marrë vendime, siç po thuhet janë ndarë 120 milionë, por ndërmarrjet publike i keni të mbytura në borxhe. Andaj ne po pyesim, qytetarët duan përmirësim në kualitetin e jetës së tyre”, theksoi Bajrami, raporton Demorkacia.com.

Ajo ka thënë se përmirësimi i jetesës së qytetarëve nuk po shihet askund dhe e cila kritikoi edhe një herë qeverinë për skandalin e punësimeve në KEK.

“Ata (qytetarët). këtë nuk po e shohin, ata po e shohin që institucionet i keni kthy në vende për ahengje, për dasma, për kushërinj dhe për familjarë. Qysh nuk po të doket skandal kur anëtarët e komisionit përzgjedhës i kanë punësuar bijtë e tyre. Unë nuk po e kuptoj, qysh mundesh me e përbi një fakt të tillë edhe sipas teje, s’paskemi ne ku me u ngjit dikund tjetër, por po ngjitemi këtu”, theksoi Bajrami.

Ajo po ashtu ia bërë të ditur ministrit Murati se në KEK ka pasur konkurse edhe në të kaluarën. /Demokracia.com/   

LEXO EDHE:

Bajrami u thotë qytetarëve: LVV-ja iu ka gënjyer për 15 vjet, po bën pesëfish më zi se Qeveritë e kaluara

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024