Lajme
Hekuran Murati i relativizon punësimet masive të militantëve në KEK
Demokracia
11:48 | 07 Prill 2022

Share:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur në Kuvendin e Kosovës për skandalin e punësimeve në KEK.

Ministri Hekuran Murati është munduar ta arsyetojë skandalin me punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, raporton Demokracia.com.

“Sa i përket konkursit të fundit në KEK, që u bë çështje e madhe dhe temë diskutimi edhe po mundohen disi ta lidhin me Lëvizjen Vetëvendosje dhe t’ia faturojnë, ka një dallim, ka një dallim substancial. Fillimisht, kjo s’ka të bëjë fare me Lëvizjen Vetëvendosje, por normalisht kur s’ka ku të kapet tjetërkund dhe ku të akuzohet qeverisja, pastaj shihen dhe gjenden ndoshta 3-4 veta që mund të kenë postu ndonjë foto si mbështetës të Lëvizjes nga 100 e sa që jonë pranu dhe me këtë t’i ngjitet etiketa që këtu paska pas Qeveria apo Lëvizja Vetëvendosje”, deklaroi Murati. /Demokracia.com/

Të ngjashme