Lajme
Bajraktari përzgjidhet për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst
Demokracia
14:29 | 17 Gusht 2023

Share:

Pjesëtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirjona Bajraktari, është përzgjedhur për të ndjekur Akademinë Ushtarake Mbretërore në Sandhurst.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, në llogarinë e tij në Facebook.

“Është e mrekullueshme të shohësh më të ndriturit dhe më të përkushtuarit e FSK-së duke marrë pjesë në një nga institucionet ushtarake kryesore në botë në MB”, ka shkruar ai.

Të ngjashme