Lajme
Bajra: Qeveria ndali investimet për të ndalur korrupsionin, raporti i DASH-it e tregoi të kundërtën
Demokracia
22:35 | 05 Maj 2023

Share:

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin u publikua hulumtimi lidhur me investimet kapitale nga viti 2009 deri në vitin 2022.

Profesori Ujkan Bajra ka thënë se përqindja e investimeve kapitale në raport me buxhetin përfundimtar pas pavarësisë e deri më sot, ka pësuar një rënie relativisht të lartë

Sipas tij, prej një shifre 38% pas shpalljes së pavarësisë, ka rënë në 14.04% në fund të vitit 2022.

“E shprehur në vlera monetare që nga viti 2009 e këtej përafërsisht, kemi 500 milion euro investime kapitale të realizuara, pothuajse njëjtë, ndërsa që buxheti nga 1.2 miliard është bërë në 3.01 miliard euro. Kjo i bjen që orientimi i fondeve publike nuk ka pas fokus investimet kapitale, ndërsa që janë pikërisht investimet kapitale ato që stimulojnë rritjen ekonomike e jo subvencionet e as skemat sociale, që duket se në rastin e qeverisë së tanishme e kanë marr një kahe apo përqindje më të madhe”, ka thënë mes tjerash profesor Bajra.

Në anën tjetër, sipas profesor Bajrës, kufizimet në investime kapitale qeveria i ka arsyetuar se i ka bërë me qëllim që të ulë nivelin e korrupsionit, ndërsa që raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para një muaji, Kosovën nuk e ka listuar mirë në raport me korrupsionin.

“Kjo është një çështje… nuk ke shfrytëzuar mjetet e buxhetit por korrupsioni ka qenë konstant dhe me tendenca të rritjes, pra ajo që është thënë si arsyetim nga qeveria për mungesë të investimeve duket se nuk ka funksionuar”, ka pohuar ai.

Përveç kësaj, Bajra ka dal edhe kundër deklarimeve të qeverisë për uljen e borxhit publik, ngase sipas tij, edhe shtetet me të zhvilluara në botë si Japonia shkallën e borxhit publik e kanë të lartë, por gjithashtu edhe zhvillimin ekonomik.

Të ngjashme