Lajme
Bajqinovci godet opozitën në kohën kur Kurti ndodhet në takim me Vuçiqin
Demokracia
18:36 | 27 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka goditur opozitën me një shkrim në Facebook, në kohën kur kryeministri i Kosovës ndodhet brenda takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Bajqinovci ka thënë në statusin e tij se opozita ndodhet nën ethe.

“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian”, shkroi ai.

Tutje ai thotë se opozita po dëshiron të marrë pushtetin.

“Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë!”, përfundoi ai.

Të ngjashme