ShowBiz
Bad Rosita – një dedikim për dashurinë mes gjinisë së njejtë
Demokracia
12:50 | 17 Mars 2021

Share:

Bad Rosita është kënga më e re e këngëtares Rina Balaj, e cila vjen me një videoklip nga Dina Morina dhe Mjellma Istrefi.

Bad Rosita sjell një histori për një dashuri të njëanshme, e cila ndodh mes dy shoqeve përderisa njëra është veçse e lidhur me dikë tjetër.

Doin me bad bad bad bad rosita

dashnin tonde jo nuk e prita

e di qe po vun rosita jom ka e shoh

o o o je kam m bon dom dom dom rosita

dashnin tonde jo nuk e prita

e di qe po vun rosita un ty t njoh

Rina e përshkruan situatën e vështirë në të cilën ndodhet, dashuria e pakthyer është një ndër format më torturuese, mirëpo ajo është e paaftë të kthejë këtë dashuri.

Ajo që e bën të veçantë këtë këngë është fakti që flitet për një dashuri mes dy vajzash, tematikë kjo që jo shumë shpesh trajtohet nëpër tekstet e zakonshme të muzikës tonë./Demokracia.com

Të ngjashme