Lajme
“Babi nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta”, djali i Hashim Thaçit tregon për urimin e tij
Demokracia
17:12 | 03 Maj 2022

Share:

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, shënon sot ditëlindjen e 84-të.

Ai sot ka marrë një urim edhe nga djali i tij, i cili aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë.

Për këtë në instagramin e tij, Endriti ka treguar se gjyshi i tij ka pranuar me mëngjes një thirrje nga babai i tij, ish-presidenti Thaçi.

“Babi nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta. Gjyshi sot mbushi 84 vjet dhe nuk kishte si të mos i vinte me mëngjes një thirrje nga Haga.”, ka shkruar Endriti.

Ai i ka uruar jetë të gjasë gjyshit të tij, Haxhiut.

“Pritsh edhe shumë vite të tjera gjysh, bashkë me krejt familjen.”, ka shkruar Endriti. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme