Lajme
Babë e bir theren me thikë, Policia jep detaje
Demokracia
08:45 | 12 Maj 2022
Thike-Therje

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në lagjen Arbëria në Prishtinë janë therur thikë dy persona.

Mbrëmë në lagjen Arbëria në Prishtinë janë therur me thikë dy persona, raporton Demokracia.com.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktimat janë babë e bir dhe se deri te sulmi ka ardhur pasi që djali i viktimës kishte problem me disa persona.

Policia këtë rast po e cilëson si vrasje në tentativë, përderisa ka bërë të ditur se viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Arben Xheladini, Prishtinë, 11.05.2022 – 19:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë (babë e djalë) janë sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pësuar lëndime janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Deri te rasti ka ardhur pasi djali i viktimës kishte problem me disa persona. /Demokracia.com/

Të ngjashme