Lajme
Azemi i LDK-së për kontratat njëburimore: Masakër financiare e Qeverisë Kurti
Demokracia
14:14 | 16 Mars 2024

Share:

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka kërkuar hetim për tenderët njëburimorë të nënshkruar nga Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Në këtë konferencë, Visar Azemi, zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti qasjen e Qeverisë Kurti për tenderët njëburimorë si “masakër financiare”.

“Pse nuk duroi pushteti, pse iku, sepse për tri vite i dha plotë 781 tender me negocim të drejtpërdrejt, vlera e të cilit është plotë 209 milionë euro. Pra kanë thirr biznese të cilat i kanë dashur vet, pa asnjë procedurë konkurruese, tenderuese, iu kanë dhënë tenderët. Është interesant se ndër vite ka shkuar duke u rritur kjo vlerë, pra duke filluar me 30 milionë euro në vitin e parë, në 70 milionë euro në vitin e dytë, për të përfunduar në 109 milionë euro në vitin e tretë, por kjo masakër financiare ka ndodhur me të madhe në KEK. Për ta kuptuar se këto kontrata njëburimore janë mekanizëm për hajnin nga ky pushtet, mjafton të shihni se nga 209 milionë euro që janë vjedhur në tender me negocim, rreth 100 milionë euro janë dhënë vetëm nga KEK-u, pra janë plotë 106 kontrata njëburimore“, – ka deklaruar Azemi në konferencë.

Të ngjashme