Sport
Axhenda e të gjitha klubeve shqiptare për ndeshjet e kthimit në turin e dytë në Evropë
Demokracia
16:20 | 22 Korrik 2022

Share:

Klubet shqiptare kanë nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjet e dyta në Kupat e Europës në kompeticionet ku marrin pjesë, teksa UEFA ka konfirmuar edhe axhendën e tyre për duelin e kthimit që luhen në javën e ardhshme.

Të gjitha skuadrat e Superiores këtë javë luajnë ditën e enjte në Ligën e Konferencës, me Vllazninë e cila luan e para në orën 19:30 në transfertë ndaj Universitatea Kraiovës. Ndërkohë, në orën 20:00 e ka radhën Laçi me ndeshjen ndaj Petrokub dhe në orën 21:00, do të jetë Tirana që luan Mostar përballë Zrinjskit.

Ballkani i Ilir Dajës do të luajë të martën ndeshjen e kthimit të Ligës së Konferencës ndaj La Fiorita, një orë para sfidës që Shkupi luan në Ligën e Kampioneve ndaj Dinamo Zagreb. Kurse Drita dhe Shkëndija zbresin në fushë të enjten, të dyja në orën 20:00 përkatësisht përballë Antverp dhe Valmiera.

LIGA E KAMPIONEVE

26.07

Shkupi-Dinamo Zagreb 21:00

LIGA E KONFERENCËS

26.07

Ballkani-La Fiorita 20:00

28.07

Universitatea Kraiova-Vllaznia 19:30

Drita-Antverp 20:00

Laçi-Petrokub 20:00

Shkëndija-Valmiera 20:00

Zrinjski-Tirana 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024