Lajme
Avokati Musa për vrasjen në Pejë: S’ka ndodhur rast i tillë ndonjëherë, vepra është kryer me gjakftohësi
Demokracia
18:22 | 17 Prill 2023

Share:

Avokati Skender Musa, lidhur me vrasjen makabre në Pejë, ka thënë se i njëjti rast duhet të studiohet nga ekspertët për shkak se sipas tij, prova më e rëndësishme është nxjerrja e ekspertizës.

Musa për RTV Dukagjinin ka theksuar se nuk ka ndodhur ndonjëherë raste të tilla në vend.

“Në Kosovë nuk ka pasur raste të tilla por nga aspekti penalo-juridik njihen këto krime mirë dhe janë 2 shkolla që merren në mënyrë më konkrete juridike me këto probleme, është shkolla antropologjike që lidhet me sëmundjet psikike dhe vrasjet nga shprehia dhe shkolla pozitive që e merr si orientim ambientin ku është rritur, mjedisin dhe raportet familjare. Kodi penal i Republikës së Kosovës e konsideron vrasje të rëndë, këtë rast ku është fatkeqësisht rast në familje, ku kemi të bëjmë me vrasjen e nënës”.

“Gjithsesi në këtë rast primare duhet të jetë ekspertiza e Institutit të Forenzikes së Kosovës sepse në vendin tonë realisht nuk ka pasur krime të tilla. Bëhet fjalë për një vrasje që është me heqje koke, ndarja e kokës nga trupi dhe që len me kuptu që personi nuk ka qenë në ato momente në gjendje normale”, shtoi ai.

Sa i përket formave objektive të përgjegjësisë, format apo elementet objektive të veprës penale Musa ka thënë se janë përmbushur të gjitha ndërkaq elementi subjektiv që krijohet “me dashje të drejtpërdrejta apo eventuale varet shumë nga gjendja e tij shëndetësore”.

“Avokati mbrojtës e ka sqaruar që klienti i tij ka qenë në një gjendje tronditjeje të fortë mendore. Nuk duhet të ngutemi sepse mund të ndodhë që vepra penale të jetë kryer me gjakftohtësi. Në këtë rast institucionet e kanë trajtuar mirë por është tejet urgjente që të dërgohet në institutin e forenzikës psikiatrike të vërtetohet shkalla e përgjegjësisë penale”.

Ai thotë se një person i tillë, i rrezikshëm, duhet të jetë i izoluar, teksa shton se numri i vrasjeve brenda familjes dhe numri i dhunës, janë rritur.

Të ngjashme