Sport
Avdijaj pritet të largohet nga Austria, destinacion ka kampionatin italian e francez
Demokracia
14:09 | 06 Korrik 2022

Share:

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj pritet t’i jap fund aventurës në kampionatin austriak, shkruan Demokracia.com

Ai është pjesë e skuadrës Hartberg, me të cilën ka kontratë deri në vitin e ardhshme, megjithatë, mesfushori kosovar po synon një kampionat më të fortë.

Mediumi austriak “90minuten” ka shkruar të mërkurën se për Avdijajn ka interesim nga futbolli italian dhe ai francez.

Në sezonin e fundit, ish-futbollisti i Schalkes shënoi pesë gola dhe kontribuoi me dy asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat. /Demokracia.com

Të ngjashme