Lajme
Auuu Kuku| Profesori i Universitetit Amerikan ia huq në anglisht
Demokracia
20:29 | 10 Mars 2022

Share:

Është profesor në American University of Kosova (AUK), një universitet ku ligjërohet vetëm në gjuhën angleze.

Llogaritet që një profesor i këtij universiteti, gjuhën angleze duhet ta dijë shumë mirë.

Por, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duket s’e nuk e zotëron mirë gjuhën në të cilët ligjëron, madje e ‘koriti’ edhe shtetin, shkruan Demokracia.com.

Këtë ai e dëshmoi sot, pasi një deklaratë e tij në Twitter u demantua nga zëvendëssekretari i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, gjë që u cilësua si një skandal i madh nga partitë politike dhe analistë të shumtë në vend.

Berge sot e ka demantuar Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e djeshëm të zhvilluar në Strasburg.

Thellohet skandali i Besnik Bislimit në Strasburg, shkeli edhe Protokollin e Shtetit

Ai i ka reaguar zëvendëskryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘Twitter’ kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.

Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë kishte potencuar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge, si reagim për zëvendëskryeminstrin kosovar.

Jo vetëm në Twitter, Berge u keqcitua edhe në deklaratën zyrtare të Zyrës së Bislimit

E pas kësaj Bislimi përmes një cicërime në Twitter tha se i vjen keq që nuk ka përdorur termat adekuat, ku në vend të fjalës ‘ai mirëpriti’ është dashur të përdoret ‘ne informuam’.

“Me të vërtetë falënderues për @DSGBjornBerge për takimin e shkëlqyer dhe shkëmbimin e mendimeve. Me të vërtetë më vjen keq për zgjedhjen e termit joadekuat në tëeetin tim të fundit. Në vend të fjalës “ai mirëpriti”, përshkrimi i saktë duhet të thotë “ne informuam”, shkroi Bislimi.

Kjo e rrëzon edhe ‘mitin’ që ia kanë ndërtuar shoqëria e tij se Bislimi është një prej njerëzve me koeficientin më të lartë të inteligjencës në vend./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme