Lajme
Automjete të KFOR-it nisen drejt Mitrovicës
Demokracia
14:35 | 13 Qershor 2023

Share:

Një numër i automjeteve të KFOR-it janë nisur drejt Mitrovicës së veriut.

Lexuesit e Klankosova.tv kanë dërguar pamje nga dalja e Prishtinës ku shihet se si automjetet e misionit të NATO-s në Kosovë kanë marrë rrugën për atje.

Sot gjatë një operacioni policor është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës në Zveçan.

Bëhet fjalë për Milun Milenkoviq- Llune, anëtar i “Mbrojtjes Civile”.

Pas arrestimit të tij në Mitrovicën e veriut është lëshuar edhe alarmi.

Të ngjashme