Lifestyle
Autobusët në Londër shëndrrohen në makina të ndihmës së shpejtë për të lehtësuar presionin e shërbimeve shëndetsore nga Covid
Demokracia
10:22 | 21 Janar 2021

Share:

Stafi i ndihmës së shpejtë në Londër po përgatitet të transportojë pacientë duke përdorur dy autobusë në Londër që janë shndërruar në ambulanca të improvizuara, si pasojë e presionit që Covid po vendos në shërbimet shëndetësore të kryeqytetit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shumica e vendeve në autobusët me një kat janë hequr në mënyrë që secili të mund të mbajë katër pacientë, në një përpjekje për të lehtësuar presionin e madh mbi spitalet dhe shërbimin e ambulancës në Londër.

Go-Ahead, ndërmarrja e autobusëve që zotëron autobusët, i ka huazuar ato për të ndihmuar transferimin e pacientëve, duke përfshirë spitalin e rihapur në Londër Nightingale.

Autobusët do të përshtaten nga mjekë dhe infermierë që punojnë në NHS, veçanërisht në kujdesin intensiv, si dhe vullnetarë nga bamirësia e ndihmës së shpejtë të St John Ambulance.

Autobusët gjithashtu do të kenë oksigjen  dhe do të jenë në gjendje t’ua japin atë pacientëve që kanë nevojë për të, përfshirë ata me Covid, përmes një maske fytyre. Autobusët elektrike do të jenë në gjendje të karikojnë pajisjet nga bateritë e tyre.

Të ngjashme